Ambasadorja e Kosovës në Finlandë reagon pas tragjedisë në Vanta
BKT
Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Finlandë reagon pas tragjedisë në Vanta

N.M. /RTKlive

Ambasadorja e Kosovës në vendet nordike, Suedi , Islandë e Finlandë, Shkëndije Geci, ka reaguar pas tragjedisë në një shkollë në Finlandë, ku mbeti e plagosur edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

Geci, në një postim në platformën ‘X’, deklaron se është thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë.

“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Paçi  forcë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.

Në orët e para të së martës tre fëmijë janë plagosur në një fillore “Viertola” në Vanta, si pasojë e gjuajtjes me armë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm, ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.


MË SHUME NGA Lajme