Shefi i BE-së pritet nga Ahmetxhekaj
BKT
Lajme

Shefi i BE-së pritet nga Ahmetxhekaj

RTKlive

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog vizitoi sot RTK-në me ç’rast u takua edhe me Drejtorin e Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili e informoi Ambasadorin e BE-së për nevojën e miratimit të planeve për reformën e RTK-së, gjetjen e mënyrës për financimin e qëndrueshëm të RTK-së si dhe zgjidhjen e çështjes së pronës, ku raportet respektive për pronën dhe modelet e financimit janë dorëzuar tashmë në Kuvend nga Bordi i RTK-së.

Më tutje, drejtori i përgjithshëm para shefit të BE-së në Kosovë foli edhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik të Kosovës.

Kjo vizitë e Ambasadorit Szunyog u bë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Gjatë vizitës po ashtu u theksua se programi i Komuniteteve në RTK e vë në pah rëndësinë e diversitetit  gjuhësor, social e kulturor të cilin e kultivon transmetuesi publik, si faktor i rëndësishëm në ngritjen e demokracisë në shoqërinë kosovare. 


MË SHUME NGA Lajme