Krasniqi i reagon Stanos:Kur Serbia shkel marrëveshjet BE nuk hyn në detaje
BKT
Lajme

Krasniqi i reagon Stanos:Kur Serbia shkel marrëveshjet BE nuk hyn në detaje

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian Petar Stano, i cili iu shmang shmang përgjigjes në pyetjet nëse Serbia shkeli pikën 4 të marrëveshjes.

Kjo pikë thotë se thotë se Serbia nuk do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Ministri Krasniqi në një postim në platformën “X” tha se kur bëhet fjalë për Kosovën, nga BE-ja lëshojnë deklarata specifike, duke përfshirë edhe deklarata për shpronsime.

“Kur Serbia shkel marrëveshjet në mënyrë të përsëritur, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga çdo koment i mëtejshëm. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi të qeverisë për shpronësimin e tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?”, ka shkruar Elbert Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme