19:38 / 05.04.2024
Osmani takoi Komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje
RTKLive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, Haki Demoll dhe anëtarët e Komisionit.
Duke theksuar rëndësinë e Komisionit, presidentja u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.























