11:25 / 06.04.2024
Rizvanolli: Kosova, pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane, me kufij të plotë
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Kosova është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufinj të plotë e pa fusnotë.
Rizvnolli ka thënë se kjo është arritur pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.
“Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar Rizvanolli























