Milani realizoi fitoren e shtatë radhazi
BKT
Sport

Milani realizoi fitoren e shtatë radhazi

F.S / RTKlive

Milani ka shënuar fitore në mënyrë rutinore në duel me skuadrën e Leçes, me rezultat 3:0, duke arkëtuar pikët e planifikuara në kuadër të xhiros së 31-të të Serisë A.

Ndeshja në “San Siro” i takoi tërësisht mikpritësit, i cili u imponua që në minutën e parë dhe ishte rivali më i mirë. Pas 20 minutash lojë “Rosonerët” kishin epërsi të dyfishtë. Ishte Christian Pulisic ai që hapi rezultatin, pasi me një goditje të shkëlqyer e mposhti portierin kundërshtar pas gjashtë minutave lojë. Loja e mirë e Milanit vazhdoi dhe rezultoi me një gol të dytë. Adley krosi nga këndi dhe Olivier Giroud ishte më i larti në kërcim për 2:0. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi Rafael Leao në pjesën e dytë, teksa kuqezinjtë realizuan fitoren e shtatë radhazi.