Moti në Shqipëri, i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare

ATSH

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bëri të ditur se ditën e diel vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore jugore si rezultat i aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht të larta dhe transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri 12-16 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET         Temperaturat në °C

Shkodër           12/28

Kukës              10/24

Lezhë               12/27

Dibër                  8/25

Durrës              12/26

Tiranë               14/27

Elbasan            13/28

Berat                10/27

Vlorë                  1/26

Korçë                 9/24

Gjirokastër          7/26

Sarandë              2/26

 


MË SHUME NGA Shqipëri