Konjufca viziton BIK-un: Bajrami përmban mesazhin e qartë dhe të sinqertë
RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me rastin e Fitër Bajramit, ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërrnava.
“Erdhëm edhe kësaj radhe padyshim në Bashkësinë Islame që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ja urojmë festën e Fitër Bajramit edhe myftiut bashkë me kryesinë e Bashkësisë Islame. Po e shfrytëzoj rastin të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë kudo që jetojnë, të ua uroj këtë festë të rëndësishme, e cila përmban brenda mesazhin e qartë dhe shumë të sinqertë dhe mesazhi është për fisnikërimin e shpirtit si një formë falënderimi ndaj krijuesit, përmes agjërimit dhe sakrificës, e cila na shtyn në dritën e solidaritet që të jemi të barabartë ta krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe barabartë të jem më së afërmi me ata që janë nevojtarë. Ne përmes kësaj afrohemi me njëri-tjetrin”, tha Konjufca. Ai gjithashtu falënderoi BIK që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritet e mbarësi. Ai tha se BIK ndihmon mijëjra familje në Kosovë.























