Kryesuesi i OSBE-së pritet nga presidentja Osmani
BKT
Foto:RTKlive
Lajme

Kryesuesi i OSBE-së pritet nga presidentja Osmani

Edona Podvorica/ RTKlive

(E përditësuar 10:25)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryesuesin e OSBE-së, i cili është edhe ministër për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti i Maltës, Ian Borg.

Takimi është mbajtur në objektin e Presidencës, ndërsa mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit.

Kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, pritet nga ministrja Gërvalla

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ministri i Jashtëm i Maltës, Ian Borg e ka nise vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Ai sapo ka arritur në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Borg u prit nga  shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla me të cilën ka filluar takimin i cili është i mbyllur për media.

Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.

Kryesuesi i Radhës i OSBE-së Borg, sot do të vizitojë Kosovën

Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë Kosovën sot për të diskutuar rreth angazhimit të OSBE-së dhe për tu takuar me liderët politikë.

Gjatë vizitës së tij, Kryesuesi Borg do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai gjithashtu do të mbajë takime me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, dhe do të takoj pjesëmarrëse nga Akademia e Dialogut e OSBE-së.

“Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për t'u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar rreth të drejtave të komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave. Ai do të takohet edhe me kryetarët e komunave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Ministri Borg do të takohet edhe me Peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe”, njofton OSBE.


MË SHUME NGA Lajme