20:47 / 11.04.2024
Golden Eagle Ylli kalon në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës
Uran Krasniqi / RTKLive
Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës.
Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me shifrat 75:86 (14:20, 23:17, 22:28, 16:21).
Alonzo Verge Jr është shpallur MVP i ndeshjes Bashkimi-Golden Eagle Ylli, pasi e ka përfunduar ndeshjen me 31 pikë, 4 kërcime dhe 8 asistime. Më të mirët e Bashkimit ishin Erik Copes me 20 pikë e 11 kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime.
Therandasit në gjysmëfinale do të përballen me kampionen e Kosovës, Pejën.























