22:58 / 11.04.2024
Aston Villa fiton ndeshjen e parë kundër Lille
Uran Krasniqi / RTKLive
Aston Villa ka triumfuar në përballjen e parë të çerekfinales së Conference League ndaj Lille.
Ndeshja e zhvilluar në "Villa Park" është mbyllur me rezultat 2-1.
Watkins (13') dhe McGinn (56') kanë realizuar për skuadrën angleze. Golin e vetëm për francezët e ka shënuar Diakite në minutën e tetëdhjetë e katërt.
Në ndeshjet e tjera, Olympiacos ka fituar nga Fenerbahce me rezultat 3-2, Club Brugge nga PAOK FC me rezultat 1-0, ndërsa Viktoria Plzen dhe Fiorentina kanë luajtur baras pa gola.























