14:38 / 12.04.2024
FFK: Punimet në stadiumin ‘Adem Jashari’ po zhvillohen me ritëm të lartë
RTKLive
Punimet në stadiumin “Adem Jashari” po zhvillohen me intenistet të lartë.
Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar pamje të renovimit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Punët në këtë stadium janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Investitor i punëve në këtë stadium është MKRS”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas FFK-së, ky stadium pas rinovimit do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.























