Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve, dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit
BKT
Lajme

Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve, dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

M.Sh/RTKLive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit, duke u deklaruar se Kosova i bashkohet aleatëve të saj kundër këtij sulmi.

“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka deklaruar Osmani në platformën X.


MË SHUME NGA Lajme