21:56 / 14.04.2024
Peja del e treta në Ligën Ballkanike
Uran Krasniqi/RTKLive
Peja është renditur në vendin e tretë në Ligën Ballkanike.
Kjo pas fitores ndaj Lovces nga Mali i Zi me rezultat 93:82 (31:21, 19:19, 23:21, 20:21).
Skuadra kosovare e ka nisur ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 31:21. Episodet e tjera kanë qenë më të balancuara, por në fund Peja ia ka dalë ta fitojë përballjen.
Më i miri te Peja ishte Justin Davis me 34 pikë e dhjetë kërcime.























