Sot afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve
K.K/RTKlive
Sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave për procesin e votimit të 21 prillit.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryearëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Parta Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024", thuhet në njoftim.
E të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.























