Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet pas sulmit të Iranit në Izrael
BKT
Lajme

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet pas sulmit të Iranit në Izrael

M.P. / RTKlive

Dje është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti. Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Kryeministrisë.

Sipas këtij njoftimi, institucionet e sigurisë në vend po përcjellin zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.


MË SHUME NGA Lajme