Prishtina e Sarajeva bisedojnë për bashkëpunim |Video
Fatos Cervadiku /RTK
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, priti në takim homologen e saj nga Sarajeva, Benjamina Kariq. Të dy u pajtuan se Prishtina dhe Sarajeva mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën.
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka thënë se janë duke biseduar, për bashkëpunimin mes dy qyteteve, të vendit, të Prishtinës si në art, kulturë, në teknologji e në mundësi të ndryshme për bashkëpunim të mirëfilltë mes qyteteve.
Kurse Kryetarja e Sarajevës u shpreh e lumtur që gjendet në Prishtinë.
“Njerëzit e Sarajevës dhe të Prishtinës kanë traditat e njëjta të bukura dhe jam e sigurt që pas takimit tonë, do të gjejmë mënyra për ta thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në art, në sport dhe do ta shfrytëzoj këtë rast që të ju ftoj ta vizitoni Sarajevën dhe të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi sepse mendoj që kemi shumë çështje të përbashkëta”, ka thënë ajo.
Në këtë takim Rama dhe Kariq u zotuan ta vazhdojnë bashkëpunimin.























