21:20 / 15.04.2024
Osmani: E fortë dhe e pathyeshme lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka vizituar Kosovën. Ai ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri dhe gjithashtu ka realizuar një takim me presidenten Osmani.
E lidhur me këtë takim ka shkruar vet presidentja në rrjetet sociale.
Duke e falemnderuar Begajn për vizitën, Osmani ka theksuar se lidhja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është e fortë dhe e pathyeshme.
“E fortë dhe e pathyeshme është lidhja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë! Faleminderit për vizitën, President Begaj! Gjithnjë kënaqësi të diskutojmë se si ta fuqizojmë tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona simotra”, ka shkruar Osmani.























