Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Lajme

Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

A.B| RTKlive

Është vrarë një grua në Pejë, ku dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. I dyshuari është arrestuar e në vendin e ngjarjes.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi.

TEMAT:


MË SHUME NGA Lajme