Gërvalla: Mirënjohës deputetëve që po mbështesin raportin e Bakoyannisit
BKT
Në Fokus

Gërvalla: Mirënjohës deputetëve që po mbështesin raportin e Bakoyannisit

F.Sertolli / RTKlive

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur mirënjohëse për deputetët që po mbështesin raportin e Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Në platformën 'X', ministrja Gërvalla ka publikuar fotografi brenda sallës së Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës.

“Në Strasburg po ndjekim me shumë interes dhe emocion debatin e Asamblesë së Përgjithshme të KiE rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE. Mirënjohës për mbështetjen e fortë nga deputetët në të gjithë vendet, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses Bakoyannis”, ka shkruar ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.


MË SHUME NGA Në Fokus