LDK për votimin në Asamblenë Parlamentare: Moment historik
BKT
Lajme

LDK për votimin në Asamblenë Parlamentare: Moment historik

G.Kelmendi|RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se i gëzohet lajmit të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Kosovës në Këshilin e Evropës.

Sipas LDK-së ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore.

“LDK mirëpret dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti.

LDK në veçanti falënderon dhe i është mirënjohëse Partive Popullore Evropiane në këtë vendim historik për tu njohur kjo e drejtë qytetarëve tanë. E drejta e Kosovës dhe popullit tonë për vend të barabartë mes popujve dhe institucioneve evropiane është e drejtë historike. Anëtarësimi ynë i shërben demokracisë dhe lirive njerëzore në rajon dhe më gjerë.

LDK do të angazhohet fuqishëm në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, në BE e në NATO”, thuhet në reagimin e këtij subjekti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme