Kurti: Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti
BKT
Lajme

Kurti: Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur, mes tjerash edhe për situatën e djeshme, ku janë ndaluar qytetarët kosovarë nga ana e autoritete serbe në  pikat kufitare të Serbisë.

Ai, në fillim të konferencës foli për diplomimin e kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, ndërsa lidhur me situatën e djeshme në pikat kufitare të Serbisë, kryeministri Kurti foli për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës, ku sipas tij, ky veprim është hakmarrës, idhnak.

Tutje Kurti bëri thirrje qytetarëve tanë që në rast të provokimeve nga ana e autoriteteve serbe, të raujnë qetrësinë si dhe të kontaktojnë në numrat e publikuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

“Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti. Normaliteti nënkupton paqe e qetësi në rajon. Sa më shumë që ka paqe e qetësi në rajon, aq më e parëndësishme bëhet Serbia”, deklaroi Kurtin në konferencën për medie.


MË SHUME NGA Lajme