16:52 / 18.04.2024
Begaj vizitë zyrtare në Maltë
RTSH
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë.
Ai do të pritet në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Fra’ John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.
Ata do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ndërsa është parashikuar dhe një vizitë në kishën e Vilës Magjistrale.























