Spahiu: Absurd maltretimi i udhëtarëve kosovarë, Serbia të sanksionohet
F.Sertolli / RTKlive
Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që Serbisë t’i shqiptohen jo vetëm një qortim, por edhe masa sanksionuese për maltretimin e udhëtarëve kosovarë nëpër kufijtë e saj.
I ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së, ish-diplomati Avni Spahiu e ka quajtur absurd maltretimin e udhëtarëve nga shteti serb në shenja hakmarrje për kalimin e raportit nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës.
“Nuk është parë deri më tash të ndodhë një gjë e tillë ndërmjet vendeve e popujve. Mendoj që Serbia është në një moment të dëshpërimit dhe kërkon forma për të treguar mospajtimin e saj. Duke bërë këtë mendon se do të ketë ndikim tek vendet anëtare të KiE që në takimin e radhës që një pjesë ta vënë asociacioni parakusht për tu pranuar Kosova në KiE”, ka deklaruar Spahiu.
Kjo përpjekje e Serbisë, sipas tij, është dështuar sepse përgjigja ju dha në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.























