21:23 / 18.04.2024
EULEX-i i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit në Serbi
SH.Ç/RTKlive
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, në Serbi.
Përmes një postimi në platformën “X”, Barbano ka thënë se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit.
“EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”, ka shkruar Giovanni Pietro Barbano.























