21:32 / 18.04.2024
Në Prizren protestë dhe ndezje qirinjsh për vrasjen e grave|Foto
RTKlive
Në Kosovë dy gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre me dy ditë diferencë. Të indinjuara për këto akte kriminale në Prizren është organizuar një protestë nga rrjeti i OJQ-ve për të dënuar këto vrasje.
Gratë që protestonin për vrasjen e dy grave brenda një jave hapën një pankartë ku shkruhej "Barazia dhe drejtësia".
Gratë u mblodhën në Shatërvan të Prizrenit dhe ndezën qirinj për të përkujtuar gratë që humbën jetën si pasojë e vrasjeve.

























