09:43 / 20.04.2024
Moti sot në Shqipëri, me kthjellime e vranësira pasdite
RTKlive
Një qendër me presion të ulët atmosferik vijon të ndikojë Mesdheun duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në Shqipëri.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 2/12°C
- Zonat e ulëta 8/18°C
- Zonat bregdetare 10/20°C























