18:56 / 20.04.2024
Shqipëria më efikase në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
ATSH
Shqipëria raporton rritje të goditjes dhe koordinim më të shpejtë dhe efektiv, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, mori pjesë në Konferencën e OSBE-së, që u zhvillua në Vjenë, Austri, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku u ridimensionua metoda e aksionit kundër këtij fenomeni.
Në këtë takim të rëndësishëm, fokus të veçantë mori tema për mbrojtjen e të miturit dhe sidomos mbrojtja e tyre në pjesën ‘online’.
Me praninë mbi 800 ekspertëve nga qeveritë e vendeve anëtare të OSBE, shoqëria civile, biznesi dhe akademia u ra dakord për një trajektore më agresive lidhur me luftën ndaj fenomenit.























