Vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
BKT
Lajme

Vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Besnik Iseni / Shkup, RTK

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar fushatën me përkrahësit e tyre. Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka bërë fushatë në Malësi të Tetovës e në Gostivar, ndërsa kandidati nga koalicioni VLEN, Arben Taravari, fushatën e ka vazhduar me mërgimtarët që jetojnë në Cyrih.

Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka vizituar Malësinë e Tetovës dhe ka mbajtur një tubim në Vrapçisht të Gostivarit.

"Jemi anëtarë të NATO-s, kemi filluar bisedimet me BE-në shumë pak na duhet për ta bërë këtë vend anëtarë të BE-së dhe ky vend do bëhet jo vetëm ëndërr për të jetuar në që jemi këtu, jo vetëm për tu kthyer ata që e kanë lëshuar vendin por do të bëhet ëndërr për çdo qytetarë të Evropës për shkak se i kemi të gjitha parakushtet. Gjithçka që duheshtw Zoti na i ka dhënë", ka thënë Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian

Kurse, kandidati për president, Arben Taravari, bashkë me liderët e koalicionit VLEN, mbajtën tubim me mërgimtarët në Cyrih.

"Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit...Për t'u zhvilluar Maqedonia si duhet, shumë të rëndësishme janë dy trekëndëshat. Trekëndëshi i parë është Shkupi, Tirana dhe Prishtina", ka thënë Arben Taravari, kandidat për President i koalicionit VLEN

Pas kthimit nga Zvicra, liderët e VLEN-it janë pritur në Prishtinë në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill.


MË SHUME NGA Lajme