Ministria e Mbrojtjes shënoi ditën e komunitetit turk
BKT
Lajme

Ministria e Mbrojtjes shënoi ditën e komunitetit turk

M.P. / RTKlive

Në Ministrinë e Mbrojtjes u shënua Dita e komunitetit turk, ku u organizua pritje zyrtare për ushtarakët dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së nga ky komunitet.

Ministri Ejup Maqedonci ka premtuar rritje të numrit të pjesëtarëve nga komunitetet pakicë në institucionin të cilin e drejton.

“Ministri theksoi se komuniteti turk gëzon një respekt të veçantë të cilët e kanë fituar me punën  dhe përkushtimin e tyre në institucionet e Kosovës. Ai shprehu angazhimin e tij maksimal që në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK të rritet numri i pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, duke përfshirë dhe komunitetin turk”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, theksoi se historia e angazhimit të komunitetit turk dhe kontributi i këtij komuniteti është në të gjitha fazat e krijimit të shtetit tonë dhe veçanërisht në ndërtimin e FSK-së.

“Ai nënvizoi se pjesëtarët e komunitetit turk brenda FSK-së shërbejnë si një urë lidhësee fuqishme në mes të Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, Sabri Tunç Angili, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe shefi grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan.


MË SHUME NGA Lajme