Protestë në Gllarevë, tre te arrestuar
BKT
Lajme

Protestë në Gllarevë, tre te arrestuar

Tre persona janë arrestuar sot në Gllarevë gjatë protestës së organizuar nga banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës pasi po e kundërshtojnë devijimin e segmentit 4 kilometërsh, Kijevë - Rrasat e Gllarevës, pjesë e rrugës magjistrale, Kijevë - Dollc -Pejë.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se për shkak të pengimit të personit zyrtar, me vendim të prokurorit të shtetit të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

E protestuesit thonë se ky devijim i rrugës do t'i mbyllë rreth 60 biznese me mbi 200 të punësuar.

"Janë 60 biznese me 200 e sa punëtorë që mbesin pa punë. Kemi pas takime na është premtuar, na i kanë kërkuar dokumentet e bizneseve, ua kemi dorëzuar krejt, çka paguhet tatim dhe na është premtuar se rruga veç ka me u zgjëru nuk ka me u deviju. Na ose duhet me protestu ose me i marrë çantat e me ike prej këtu", deklaroi Sheremet Pantina, protestues.

Edhe protestuesi tjetër, Tahir Pantina kërkoi që të bëhet një zgjidhje, ndryshe devijmi i rrugës është pengesë e madhe për banorët..

"Këtu ku janë këto lokale 60 biznese të fshatit Gllarevë, tana janë të paguara, prej të 70-ës kjo rrugë është e pagume me ardhur këndej. Ky është qëllimi që kanë dalë njerëzit në rrugë me e mbrojtur kafshatën e bukës për anëtarë të familjes", deklaroi ai.

"Se na kemi me qëndruar natë e ditë para kamionëve e ky s’ka me punu", deklaroi Isuf Mehmetaj

Sipas banorëve, përveç dëmtimit të bizneseve në këtë lokalitet, devijimi i lotit Kijevë - Rrasat e Gllarevës, do të shkatërrojë dhjetëra hektarë tokë bujqësore.


MË SHUME NGA Lajme