Ambasada e Britanisë së Madhe dhuron donacion për Prokurorinë Speciale
BKT
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe dhuron donacion për Prokurorinë Speciale

Elmina Osmani / RTK

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.

“Prania juaj këtu, është konfirmim i dëshmuar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet”, ka thënë Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës gjatë takimit.

Pas takimit kryeprokurori Isufaj ka pranuar një donacion nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale. Bëhet fjalë për pajisje që shërbejnë për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve. Këto pajisje janë shumë të rëndësishme për prokurorinë pasi që deri tani Prokuroria Speciale nuk i ka pasur ato.

“Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen  e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale etike. Para nesh kemi një rrugë të gjatë të bashkëpunimit. I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme. Pajisje që do të kenë impakt drejtpërdrejtë në punën e prokurorisë”, ka thënë Isufaj.


MË SHUME NGA Lajme