Sandulloviq falënderon Osmanin: E vërteta për regjimin e Vuçiqit në OKB
BKT
Lajme

Sandulloviq falënderon Osmanin: E vërteta për regjimin e Vuçiqit në OKB

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, falënderoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Këtë atentat, siç thotë ai në rrjetin social X, e ka bërë regjimi i presidentit serb Aleksander Vuçiq.

“Falënderoj presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për ngritjen e çështjes së atentatit tim nga policia sekrete serbe private BIA e Vuçiqit në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork, e cila u urdhërua sepse vendosa lule në varrin e vajzës së vrarë shqiptare Blerina Jasharit e cila ishte vetëm 7 vjeçe”, shkruan Sandulloviq, i cili ndihet i kënaqur që atentati i tij ka arritur deri në KS të OKB-së.

“Tani e vërteta për rastin tim ka ardhur në OKB, që e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial ndaj të gjithëve në Serbi që duan paqe dhe pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Tashmë edhe OKB-ja e di se si po persekutohen, arrestohen, rrihen e burgosen kundërshtarët politikë të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme