Joseph për OKB: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze
BKT
Lajme

Joseph për OKB: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze

M.P. / RTKlive

Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka tejkaluar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në debat.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë është se Aleksandër Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze dhe e përgatitur tërësisht. Kjo ishte e pritshme”, ka shkruar Hopkins.

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë në fjalimin e saj ka përmendur ngjarjet e të mbijetuarave të dhunës seksuale të pranishme në mbledhje, Shyhrete Sylejmani – Tahiri dhe Vasfije Krasniqi Goodman. Ajo kërkoi nga presidenti serb kërkimfalje për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit, pjesë e së cilit ishte edhe Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme