Prokuroria inicion rast ndaj Xhevat Krasniqit për ‘ngacmim seksual`
A. Sejda | RTK
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili sot u pezullua nga Këshilli i Etikës i UP-së.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së. Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha për RTK-në, Laureta Ulaj, zëdhënëse e prokurorisë.























