Arsenal merr fitore të thellë nga Chelsea
BKT
Sport

Arsenal merr fitore të thellë nga Chelsea

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal e ka deklasuar Chelsean në ndeshjen e Javës së tridhjetë e katërt në Premier League. 

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të martën në "Emirates Stadium" ka qenë 5-0. 

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta e ka nisur fuqishëm, duke e marrë epërsinë qysh në minutën e katërt me golin e Trossard, mirëpo është ndalur duke mos bërë më shumë në këtë pjesëlojë. 

Loja është ndryshuar plotësisht në pjesën e dytë, ku Arsenal ka realizuar edhe plot katër herë. White (52', 70') dhe Havertz (57', 65') me golat e tyre kanë bërë që fitorja për Arsenal të jetë e thellë. Gjithashtu edhe debakli i Chelsea.

Aktualisht Arsenal kryeson tabelën me shtatëdhjetë e shtatë pikë. Liverpool ndodhet në vendin e dytë me shtatëdhjetë e katër pikë, edhe pse me një ndeshje më pak se Arsenal, ndërsa Manchester City zë vendin e tretë me shtatëdhjetë e tri pikë po me dy ndeshje më pak se Arsenal.