Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm me veturë
BKT
Lajme

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm me veturë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë pasi është goditur me veturë, siç dyshohet, qëllimshëm.

I dyshuari është arrestuar.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës, është arrëstuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vrasje e rëndë me qellim hakmarrje”, deklaroi për RTK-në zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.


MË SHUME NGA Lajme