City deklason Brighton
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City vazhdon garën për titullin e Premier League.
Të enjten në javën e tridhjetë e katërt City ka shkëlqyer duke fituar thellë kundër Brighton.
Ndeshja e zhvilluar në "The American Express Community Stadium" është mbyllur me shifrat 0-4.
Golat për City u shënuan nga Kevin De Bruyne në minutën e 17-të, Phil Foden në minutat e 26-të dhe 34-të dhe Alvarez në minutën e 62-të.
Në anën tjetër, skuadra vendase e Brightonit nuk arriti të gjejë rrugën drejt portës së Cityt për të shënuar të paktën golin e nderit.
Me këtë fitore City kalon Liverpool në tabelë, duke zënë vendin e dytë me shtatëdhjetë e gjashtë pikë. Megjithatë, Arsenal mbetet në krye të tabelës me shtatëdhjetë e shtatë pikë, megjithëse me një ndeshje më shumë se City.























