08:52 / 27.04.2024
Moti me diell dhe vranësira të pjesshme
G.Kelmendi|RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin riga shiu më të fokusuara në rrafshin e Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.























