PSG nuk lihet të festojë nga Le Havre
BKT
Sport

PSG nuk lihet të festojë nga Le Havre

Uran Krasniqi/RTKLive

Paris Saint-Germain nuk ka mundur të siguronte fitoren kundër Le Havre në një përballje në "Parc des Princes" të shtunën.

Në një ndeshje ku janë shënuar gjashtë gola ndeshja është mbyllur me barazim 3-3.

Le Havre ka gjetur epërsinë në minutën e nentëmbëdhjetë me një gol të Operit, ndërsa vendasit janë përgjigjur shpejt me një gol të Barcolas në minutën e njëzet e nëntë. Ayew ka rikthyer avantazhin për skuadrën e tij në minutën e tridhjetë e tetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi për Le Havre.

Në pjesën e dytë, Le Havre e ka rritur epërsinë me një gol nga penalltia e Toure në minutën e gjashtëdhjetë e një. Megjithatë, Paris Saint-Germain nuk vshtë dorëzuar. Hakimi ka ngushtuar rezultatin me një gol në minutën e shtatëdhjetë e tetë, ndërsa Ramos ka shpëtuar ndeshjen në momentin e fundit, duke shënuar në minutën e pesëdhjetë e pesë për të siguruar barazimin 3-3.

Edhe pse nuk ka arritur të fitojë, Paris Saint-Germain vazhdon të udhëheqë kampionatin, duke pasur një avantazh prej dymbëdhjetë pikësh ndaj Monaco në vendin e dytë.