VV-ja në Prishtinë me akuza ndaj Komunës për keqpërdorime
M.P. / RTKlive
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, në konferencën e mbajtur për media ka shpalosur dyshimet e tyre për keqpërdorim të Komunës së Prishtinës në projektin për ndriçim publik "smart".
Koordinator i nën komiteteve i VV-së në kryeqytet, Arben Brovina, ka thënë se Komuna do të ketë keqpërdorim në tenderin që planifikohet të hapet.
“Ky aktivitet i prokurorimit është planifikuar të hapet më datën 30 prill 2024 dhe vlera e këtij 10 milionë euro me kohëzgjatje 36 muaj, hulumtimet e ekspertëve tanë në lidhje më këtë vlerësojnë se kriteret e kërkuara nuk shprehin mundësinë e konkurrencës dhe pjesëmarrjen e shumë operatorëve ekonomik”, ka thënë Brovina.
Kualifikimet, paisjet për ndriçim, e stafi përzgjedhës janë disa nga elementet që Brovina ka listuar gjatë konferencës. Madje ai ka shtuar se ka pjesë që bien ndesh edhe me ligjin e prokurimit publik.
Ai ka bërë thirrje ndaj organeve hetuese për parandalim të siç thotë ai, abuzimit të radhës.
























