ASK: Deri tash rreth 900 mijë persona të regjistruar| VIDEO
BKT
Lajme

ASK: Deri tash rreth 900 mijë persona të regjistruar| VIDEO

Valmira Saraçi-Sahatçiu | RTK

Rreth 900 mijë persona janë regjistruar deri tash në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Këtë e ka bërë të ditur U.d. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, por tha se në katër komunat veriore me shumicë serbe numri ende mbetet i vogël.

Sipas tij, komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive për t’u bërë pjesë e këtij procesi dhe këtu sipas tij ka ndikuar edhe thirrja e Listës Serbe.

Kastrati tha se ditëve në vijim do të veprojnë edhe karshi kësaj situate sipas ligjit në fuqi. Ndërkohë Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në vendet ku jetojnë dhe kalojnë kohë më shumë brenda një viti në të kundërtën ata bëjnë shkelje ligjore dhe kjo do të sanksionohet, raporton RTKlive.

Kastrati tha se nëse regjistruesit nuk u shkojnë qytetarëve në shtëpi deri në 6 ditët e fundit të regjistrimit atëherë vetë qytetarët duhet t’i drejtohen komunës dhe ASK-së. Ka thënë se presin që në pjesën e dytë të qershorit të dalin rezultatet preliminare.

 


MË SHUME NGA Lajme