Sot nisin ditët e gjuhës gjermane, aktivitete kulturore në planifikim
BKT
Lajme

Sot nisin ditët e gjuhës gjermane, aktivitete kulturore në planifikim

Medina Pasoma |RTKlive

Gjermania, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu do të organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”.

Lajmin për ngjarjen që do të organizohet nga sot deri më 17 maj e ka bërë të ditur Ambasada gjermane në Kosovë.

“Këtë vit sërish do të organizojmë më shumë se 35 ngjarje, në mesin e të cilave ekspozita, koncerte, podcast-e shfaqje filmike, lexime, piknik të letërsisë, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe shumë të tjera”, ka njoftuar kjo ambasadë.

Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut do ta paraqesin programin sot gjatë një konference për shtyp në zyrat e BE-së dhe në këtë kuadër do të hapin Ditët e Gjuhës Gjermane.


MË SHUME NGA Lajme