Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024
Arlinda Sejda / RTK
Me aktivitete të shumta do të shënohen ditët e gjuhës Gjermane Kosovë 2024. Përmes një konference Ambasadori John Rode , së bashku me ambasador e përfaqësues të shtete tjera foli për prezencën e gjuhës Gjermane në Kosovë.
Në kuadër të shënimit të këtyre ditëve do të organizohen 35 ngjarje. Ambasadori i Gjermanisë John Rohde u shprehë i lumtur me faktin se në Kosovë gjuha gjermane është prezentë edhe në shkolla
“Gjermanishtja është lëndë shkollore në Kosovë gjë e cila e tregon lidhjen e veçantë me Gjermaninë”, ka thënë ai.
Kurse Christoph Weidinger, ambasadori i Austrisë, tha se ishte i befasuar se sa shumë njerëz e kuptojnë dhe flasin gjermanisht në Kosovë.
“Është mahnitëse fakti se ka prej atyre që e kanë mësuar gjuhën nga televizioni dhe sa të rinj të tjerë studiojë gjuhën gjermane nëpër fakultet”, tha ai.
Eric Dietz, i ngarkuari me Punë i Luksemburgut në Kosovë, se në Kosovë është po thuajse e njëjtë sikurse në Luksemburg, ku shumë të rinj flasin gjermanisht ose anglisht.
“Kemi katër gjuhë zyrtare në Zvicër, gjermanishtja mes tyre, të jetosh në një vend me kaq shumë gjuhë është e ndërlikuar. Dhe e dyta se gjermanishtja në Zvicër flitet më ndryshe se në Gjermani sikurse gjuha dhe dialektet shqipe në Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënë Beate Elseser, përfaqësuese e ambasadës Zvicërrane.
Këtë vit aktivitete do të ketë edhe në qytete të tjera të Kosovës si në Prizren dhe në Pejë.
























