Rreth 900 mijë të regjistruar deri tani | Video
Zenel Hajrizi / RTK
Rreth 900 mijë persona janë regjistruar deri tani në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i ASK-së, Avni Kastrati.
Ai tha se në katër komunat veriore me shumicë serbe numri ende mbetet i vogël pasi ata ende hezitojnë në mënyrë masive për t’u bërë pjesë e këtij procesi.
ASK pret që shpejt të kalohet numri mbi një milion qytetar të regjistruar në bazë të kriterit rezident.
“Duket që regjistruesit janë adaptuar me zonat e tyre edhe me formularët po edhe qytetarët d.m.th po e pranojnë pjesëmarrjen në regjistrimin e popullatës në mënyrë masive po themi kështu, nuk kemi refuzime deri tani”, ka thenw Kastrati.
Plotësimi i standardeve ndërkombëtare të regjistrimit Kosovën e bën vend të krahasueshëm në nivelin global. Megjithatë mbetet për t'u dëshiruar pjesëmarrje në regjistrim të komunitetit serb në veri të vendit të cilët janë ndikuar nga "Lista Serbe", tha Avni Kastarti nga ASK.
“Mospjesëmarrja në regjistrim do të thotë nuk ekziston, unë e shfrytëzoj rastin në këtë konferencë ti bëj thirrje komunitetit serb se procesi nuk është aspak politik”, ka thënë ai.
Qytetarët mund ta kryejnë këtë proces të rëndësishëm edhe në komunë edhe në ASK në rast të mosardhjes së regjistrimit të zonës.























