Doganat shtojnë shërbime të reja ‘online’ përmes portalit e-Albania
BKT
Shqipëri

Doganat shtojnë shërbime të reja ‘online’ përmes portalit e-Albania

ATSH

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur numrin e shërbimeve që ofrohen ‘online’ në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 34 shërbime ‘online’ në portalin e-Albania.

Së fundmi, ofrohen’ online’ aplikimet për autorizim për administrim të ambienteve të magazinimit të përkohshëm, kërkesa për miratim të autorizimit për përdorimin e procedurës së deklarimit të thjeshtëzuar, si dhe kërkesë për shtesa/ndryshime në autorizimin e magazinimit të përkohshëm.

Po ashtu, ofrohet ‘online’ aplikimi për kërkesë për transferim agjenti doganor nga një agjenci doganore në një tjetër, si dhe kërkesa për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për ‘rlp’ me përjashtim të pjesshëm.


MË SHUME NGA Shqipëri