Begaj viziton arbëreshët e Italisë
BKT
Shqipëri

Begaj viziton arbëreshët e Italisë

M.Miftari/RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar arbëreshët e Italisë.

Ai, përmes rrjetit social ‘Facebook’, bëri të ditur se gjendet sërish në mesin e arbëreshëve të Kalabrisë, siç tha ai, për të vizituar çdo katund të tyre, ngase ata “janë shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit”.

“Mbajtja e fjalës së dhënë është shumë e rëndësishme për ne shqiptarët. Jam sërish mes arbëreshëve të Kalabrisë për të mbajtur fjalën e dhënë, për të vizituar çdo katund të tyre, si dhe për t’i falënderuar. Arbëreshët janë shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit”, ka shkruar Begaj në ‘Facebook’.

 


MË SHUME NGA Shqipëri