09:52 / 02.05.2024
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Sh.Ç/RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka emëruar Mentor Latifin ambasador të Kosovës në Zvicër.
Njoftimin e ka publikuar presidentja Osmani në platformën X.
“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, ka shkruar Osmani.























