Gjinovci: Prishtina 01 është si familje
BKT
Sport

Gjinovci: Prishtina 01 është si familje

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Drejtori i FC Prishtina 01, Oso Gjinovci, në emisionin ‘Sport Elite’, është shprehur i bindur se skuadra e tij, do të vazhdojë me sukses në rrafshin vendor, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjinovci thotë se është i lumtur që skuadra prishtinas është e ndërtuar vetëm nga lojtarët vendor.

“Kjo është pjesa më e mirë (vetëm me lojtarë vendorë), përveç kësaj djemtë tërë kohën e kalojnë bashkë sepse janë shokë edhe jashtë, pra është si familje. Suksesi nuk do të ndalet me lojtarë vendorë, pra nuk kemi nevojë që të bëjmë transferime tjera si kundërshtarët”, ka thënë Gjinovci.

Sipas tij, tek Prishtina 01, secili kryen punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas Gjinovcit, falë punës profesionale, Prishtina kishte arritur deri në 16-të e Ligës së Kampionëve.

“Gjithçka nisi si mbledhje me shokë, ku secili ka kryer punën e vetë dhe kemi pasur suksese. Kemi tentuar të zgjedhim lojtarët më të mirë vendorë, por pastaj kemi pasur sukses pra duke arritur deri në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, që s’është arritur ndonjëherë”, ka theksuar Gjinovci.