09:04 / 03.05.2024
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
RTKlive
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe. Borë në Alpe. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 7/14°C
- Zonat e ulëta 12/19°C
- Zonat bregdetare 14/18°C























